Aktualitet

Aleanca për Teatrin thirrje Gjykatës Kushtetuese: Përshpejto vendimin!

24 Qershor 2021, 18:01 Nga DOSJA
Aleanca për Teatrin thirrje Gjykatës Kushtetuese: Përshpejto

TIRANË– Aleanca për Teatrin njofton se nisur nga fakti se Qeveria ka kaluar fondin për Teatrin e Ri Bashkisë dhe priten të fillojnë punimet, do depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shpejtim të vendimit. Me anë të një njoftimi për mediat, aleanca shkruan se nevoja është urgjente për të shpallur vendimin dhe për të bërë pezullimin e punimeve.

NJOFTIMI:

Nisur nga fakti se Qeveria ka kaluar fondin per Teatrin e Ri Bashkise dhe priten te fillojne punimet, Aleanca neser ora 11.00 do depozitoje ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese per SHPEJTIMIN e VENDIMIT, nisur nga nevoja urgjente e shpalljes se vendimit dhe pezullimin e zbatimit te tyre. Do ta vleresonim shume pranine dhe mbeshtetjen tuaj si dhe, mbulimin si lajm nga televizioni juaj ne kete beteje te perbashket.Jeni te mirepritur.Ju faleminderit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Presidenca i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin e çdo veprimi për ngritjen e Teatrit të ri, sa kohë që nuk ka një vendim për shembjen e teatrit të vjetër. Kushtetuesja dha pak ditë më parë një vendim të ndërmjetëm, për vazhdimin e hetimit për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke shtuar si objekt dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per teatrin gjykata kushtetuese aleanca per teatrin gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll