Aktualitet

Me “firmën” e Ramës! Strukturat anti-korrupsion kontroll blic në Kadastrën e Sarandës, sekuestrohen 9 dosje ‘të dysh

24 Qershor 2021, 17:33 Nga DOSJA
Me “firmën” e Ramës! Strukturat anti-korrupsion kontroll

SARANDË- Urdhëri i lëshuar nga vetë kryeministri Edi Rama ka bërë që njësia Speciale Anti-korrupsion të zbarkojë pasditen e sotme në Kadastrën e Sarandës për të zhvilluar një operacion blic. Deri më tani nga burime jozyrtare mësohet se janë sekuestruar 9 dosje ‘të dyshimta’ për pronat.

Tre koordinatorë të urdhëruar nga qeveria Rama: Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku, kanë administruar dosje të shumta dhe kanë premtuar se do të ketë ndëshkime që nuk do të kursejnë edhe nivelet më të larta drejtuese në këtë institucion. Megjithatë nuk kanë përmendur asnjë dosje konkrete që mund të jetë e njohur për mediat apo opinionin publik.

Njësia Speciale Anti-korrupsion me mbështetje të FBI dhe Guardia di Finanza, pretendohet se do hetojnë korrupsionin në të gjithë nivelin administrativ, duke nisur nga zyrat e Kadastrave. Një ditë më parë, para Sarandës, të njëjtat forca kanë ndaluar edhe në Vlorë, ku mësohet se gjithashtu kanë administruar dosje të shumta.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, kreu i Kadastrës, Artan Lame ishte personi që paralajmëroi largimin e vartësve të tij, të cilët i konsideroi si të padenjë për të mbajtur detyrën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kadastra e sarandes kontrolle ne kadastren e sarandes sarande kadastra e sarandes kontrolle ne kadastren e sarandes sarande

Sondazh

Poll