Bota

Gazetari britanik që ishte në bordin e anijes ‘Defender’ flet për momentin e sulmit: Avionët rusë po na fërshëllenin

24 Qershor 2021, 19:33 Nga DOSJA
Gazetari britanik që ishte në bordin e anijes ‘Defender’

RUSI-Mark Nichols, gazetari britanik, i cili ndodhej në bordin e anijes ‘Defender’ në momentin kur ndodhi incidenti i anijes britanike dhe asaj ruse, ka treguar detaje nga ngjarja. Ai u shpreh se anija u sulmua papritur dhe britanikët u vetëmbrojtën menjëherë.

“Avionët luftarakë rusë po na fërshëllenin mbi koka. Zhurma e topave të shurdhonte. Ekuipazhi ynë po bënte gati raketat Viper. Sapo Rojet Bregdetare Ruse hapën zjarr, marinarët britanikë nxituan të vendosnin pajisjet e tyre personale të mbrojtjes, nga frika se anija mund të merrte një goditje direkte, dhe jo vetëm të shtëna paralajmëruese,” rrëfeu gazetari.

Sipas tij, episodi zgjati rreth një orë ndërsa theksoi se ky rast ishte përshkallëzimi më i rrezikshëm i tensioneve midis Britanisë dhe Rusisë pas helmimeve në Salisbury, në 2018.

Sulmi ndodhi në momentin kur anija britanike kaloi pranë pjesës jugore të gadishullit të Krimesë që është pushtuar nga Rusia prej 7 vitesh tashmë. Pala ruse tha se qëlloi në formë paralajmërimi në momentin që “Defender” kaloi në ujërat territoriale të Krimesë, duke shkelur kufijtë detarë me dy milje detare.

Por perëndimi nuk e ka njohur pushtimin e Krimesë nga Rusia, dhe për këtë arsye, vendet e NATO-s i konsiderojnë ujërat e rajonit si ukrainas dhe jo rusë. Mbi të gjitha, të enjten, kryeministri Britanik Boris Johnson e përshkroi kursin e ndjekur nga anija britanike si “absolutisht të saktë” – dhe përsëriti se ai nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mark nichols rusia sulmon anijen britanike tensione ne detin e zi mark nichols rusia sulmon anijen britanike tensione ne detin e zi

Sondazh

Poll