Aktualitet

‘Na sëmurën’/ Radhë të gjata në zyrat e gjendjes civile në Tiranë, tensionohen qytetarët: Na lanë në këmb

24 Qershor 2021, 15:05 Nga DOSJA
‘Na sëmurën’/ Radhë të gjata në zyrat e

TIRANË– Përveç temperaturave të larta, qytetarët duhet që të presin në radhë për të aplikuar për dokumente identifikimi në sportele.

‘SYRI TV’ ka ndarë një video nga njësinë Nr. 14 në Tiranë, ku qytetarët ankohen se nuk ka staf të punonjësve në sportele.

Qytetarët shprehen se kanë qenë në pritje për një kohë të gjatë dhe shkak i kësaj radhe është bërë mungesa e punonjësve në sportele duke mos përballuar fluksin e lartë.

Gjatë pritjes në radhë, nuk munguan as tensionet mes qytetarëve.

‘Këtu është një rrëmujë. Këtu për cdo problem janë dy punonjëse. Kemi dy orë që në 8 që presim. Nuk ka as radhë, as rregull. Një punonjëse që të përballojë gjithë këto është fatale. Vapa, e pamundur, nuk ka zgjidhje. Kur ka vapë, sëmurësh të rrish në këmbë. ‘-shprehet një nga qytetarët që është në pritje.

Mungesa e stafit për të bërë zvëndësimet në raste mungesash ka sjellë sorollatjen e qytetarëve këto ditë duke u dyndur të gjithë në një ditë në kushtet e pandemisë Covid-19.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne sportele radhe ne sportele

Sondazh

Poll