Aktualitet

I dënuar me 101 vite burg! Mori peng vjehrrin e trajnerit grek, si u arrestua shqiptari nga Policia! U deshën 9 vite ta kapnin

24 Qershor 2021, 13:27 Nga DOSJA
I dënuar me 101 vite burg! Mori peng vjehrrin e trajnerit grek, si u

GREQI– Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së 21 qershorit në Koropi, pasi akuzohej për pengmarrjen e vjehrrit të trajnerit grek të futbollit, Giorgos Donis.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në vitin 2012, kur shqiptari së bashku me bandën e tij kishin filluar aktivitetin e tyre në zonën e Kifissias. Kur Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të negociuar për pengun, ata e përdorën si mburojë dhe nisën që të shkëmbenin zjarr me efektivët, duke plagosur një prej tyre.

Pas shumë kërkimeve, Policia arriti që ta lokalizonte dhe ta vendoste në pranga shqiptarin, i cili është dënuar me 101 vite burg në mungesë. 

Pasi u arrestua, gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën një armë gjahu me 11 gëzhoja, 2 thika dhe 3 telefona celularë. Për më tepër, atij i mungonin dokumentet ligjore për të qëndruar në vendin fqinjë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi giorgos donis greqi arrestohet shqiptari ne greqi giorgos donis greqi

Sondazh

Poll