Aktualitet

U anuluan për 3 muaj, ka ndryshim plani? Së shpejti rikthehen abonetë e përgjithshme, por ende s’ka një datë  

24 Qershor 2021, 14:34 Nga DOSJA
U anuluan për 3 muaj, ka ndryshim plani? Së shpejti rikthehen

TIRANË– Aboneja e përgjithshme do të rikthehet sërish në treg për përdoruesit e transportit publik në kryeqytet. Burime për ‘Top Channel’ bëjnë bëjnë me dije se Bashkia e Tiranës ka njoftuar se abonetë do të risillen sërish në treg, pas 1 muaji mungesë. Por sërish nuk ka dhënë asnjë datë për rikthimin e tyre. 

Sipas Bashkisë, gjatë kësaj periudhe ka pasur ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Në momentin që u bë e ditur se qytetarët nuk do të pajiseshin me abone për 3 muajt e verës, nga qytetarët nisën protestat dhe revoltat. U tha se abonetë do të hiqeshin për tre muajt e verës. Qytetarët, sapo mësuan lajmin u shprehën se i kushton më shumë para nëse nuk do të kenë abone, pasi lëvizin me më shumë se 1 urban në ditë.

Protestat nga ana e tyre vijuan për disa ditë në kryeqytet, si dhe revoltën e vijuan dhe në rrjetet sociale duke postuar foto të biletave që kishin marrë gjatë një dite. Po ashtu edhe nesër pritet që në orën 17:00, qytetarët të mblidhen para bashkisë për të kundërshtuar anulimin e aboneve. 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abonete e pergjithshme bashkia e tiranes abonete e pergjithshme bashkia e tiranes

Sondazh

Poll