Aktualitet

‘Ua, hera e parë që kam mbesën në krahë’/ Çfarë marrëdhënie ka piloti Babis me familjen, a ishin në gjyq pasi i bi

24 Qershor 2021, 13:38 Nga DOSJA
‘Ua, hera e parë që kam mbesën në krahë’/

GREQI– Kryefjala e mediave greke javën e fundit është çështja e Babis Anagnostopoulos, pilotit 32-vjeçar që vrau bashkëshorten e tij, Carolina Crouch. Sipas Newsbomb, Babis duket se nuk ka një marrëdhënie të mirë me nënën e tij, pavarësisht se këta të fundit kanë kërkuar që të kujdesen për mbesën e tij, Lydia. 

Gjithçka u zbuluar kur ditën e vrasjes, nëna e pilotit 33-vjeçar mori foshnjën në krahë dhe tha: Është hera e parë që përqafoj fëmijën e djalit tim.

Por avokati i Anagnostopoulos mohoi thashethemet se piloti kishte marrëdhënie të këqija me prindërit e tij, edhe pse këta të fundit nuk kanë shkuar në seancën e tij gjyqësore. Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.

Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet babis anagnostopoulos carolina crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos carolina crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll