Aktualitet

Skaneri nxorri ngjyrë të KUQE, zbuloi 48 kg kokainë fshehur në 2 traversa e konteinerit, pse po mbahet në burg Selim Çekaj

24 Qershor 2021, 14:12 Nga DOSJA
Skaneri nxorri ngjyrë të KUQE, zbuloi 48 kg kokainë fshehur

TIRANË– Kontrolli me skaner i kontinerierit me banane që vinte nga “toka mëmë” e Ekuadorit, solli prangosjen e babait të Arbër Çekajt, Selim Çekaj. Kjo pasi njëjtë si në konterinerët e të birit, edhe në ato të kompanisë së Selim Çekajt kishte kokaina.

Gazetari Arsen Rusta, ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi të lirojë të moshuarin nga qelia, duke e lënë në fuqi masën e shkallës së parë dhe Apelit në  Durrës, atë të arrestit me burg. Selim Çekaj është prangosur në cilësinë e administratorit të shoqërisë pritëse të kontenierit, ku dhe u gjet droga.

“Selim Çekaj për faktin penal objekt procedimi penal, me aktet hetimore të verifikuara deri në këtë fazë dhe me njoftimet që japin provat e deritanishme, ka rezultuar i drejtë dhe i ligjshëm arrestimi i tij në flagrancë. Kjo pasi në kushtet që malli i mbërritur në Portin Detar Durrës, nëpërmjet kontenierit ku është gjetur lënda narkotike, i përkiste pikërisht kompanisë së drejtuar nga shtetasi Selim Çekaj dhe do të shkonte për këtë kompani, dyshimi i parë mbi destinacionin e këtij malli bashkë me përkatësinë e lëndës narkotike të gjetur në të, lidhet pikërisht me këtë shtetas, përsa kohë që nuk ka të dhëna provuese që të përjashtojnë lidhjen e personit nën hetim me lëndën narkotike. Është e vërtetë fakti i pretenduar se, personi nën hetim nuk ka qenë i pranishëm në Ekuador në kohën e ngarkimit të kontenierit, por një fakt i tillë nuk mund të përjashtojë apriori dyshimet fillestare në ngarkim të tij, përsa kohë që ka qenë ai personi pritës i mallit. Në këtë linjë arsyetimi, vlerësohet se është pjesë e hetimit të mëtejshëm për identifikimin e personave të tjerë autorë të veprës penale, si dhe masën e përfshirjes së personit nën hetim në kryerjen e krimit,“-shkruhet e zeza mbi të bardhë në arsyetimin e Gjykatës. 

Por mbrojtja e tij, pretendon të kundërtën. Teksa arsyejtojnë se për të moshuarin mungon kapja në gjendje të flagrancës, kërkojnë lirimin e tij, ndërsa përmendin edhe moshën e tij. 

Selim Çekaj është me moshe 72 vjeç dhe ligji procedurial penal e ndalon caktimin e masës së sigurimit arrest në burg në këto raste, me përjashtim kur i pandehuri paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore apo dhe vetë vepra penale paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore. I dyshuari ka një sërë rrethanash lehtësuese siç është fakti që ai është i sëmurë, jeton me bashkëshorten 73 vjeçare, e cila edhe ajo është e sëmurë dhe që të dy kanë nevojë për përkujdesjen e mjekut,“-kërkon pala mbrojtës. Por këto arsyetime nuk kanë ndikuar tek togat e zeza të Gjykatës së Lartë. 

Kontenieri i mësipërm ishte i ngarkuar me banane, ndërkohë që kontrolli i tij është kryer në praninë e administratorit Selim Çekaj, pikërisht në vendin ku ndodhej dhe markimi me shenjë të kuqe, pas skanimit. Kokaina e gjetur ishte në masën 48 kg e 754 gram, e ndarë në 40 pako.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet selim cekaj selim cekaj arrestohet selim cekaj selim cekaj

Sondazh

Poll