Aktualitet

Po bënte sherr me disa persona, 31-vjeçari në Tiranë i dhunon efektivët, shoqërohet në komisariat

24 Qershor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Po bënte sherr me disa persona, 31-vjeçari në Tiranë i

TIRANË– Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme. Ai kishte pasur një konflikt me disa persona të tjerë, ndaj policia mbërriti në vendngjarje. Në tentativë për të arrestuar shtetasin A.B., ky i fundit ka kundërshtuar me dhunë për të shmkangur shoqërimin, por është arrestuar dhe është dërguar në komisariat.

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:D. Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane arrestim ne tirane

Sondazh

Poll