Bota

Përleshje me thika në një kafene në Gjilan, mbetet i vdekur një person

24 Qershor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Përleshje me thika në një kafene në Gjilan, mbetet i vdekur

KOSOVË– Një person ka mbetur i vdekur në Gjilan, pas një përleshje me thikë që ka ndodhur ditën e sotme në një bar-kafene.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi për Telegrafin se tashmë kanë arrestuar një person të dyshuar.

“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast ‘Therrje me thikë’. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë”, tha ai.

Hashani pohoi se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe bëri të ditur se hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ismet hashani vrasje në kosovë ismet hashani vrasje në kosovë

Sondazh

Poll