Bota

‘Vesi del me shpirtin’, ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet 54-vjeçari shqiptar në Itali duke grabitur një

24 Qershor 2021, 08:32 Nga DOSJA
‘Vesi del me shpirtin’, ishte në kërkim për vjedhje,

ITALI– Një shtetas shqiptar i cili ishte në kërkim u arrestua në Aprilia të Italisë. Mbi të rëndonte një dënim me burg prej 4 vitesh dhe 10 muajsh.

54-vjeçari i identifikuar si S.E, në bashkëpunimin e disa prej bashkatdhetarëve të tij, ishte përfshirë në krime të tilla si vjedhje të disa vilave në Castelli Romano.

Sipas mediave italiane, shqiptari në janar të 2008, gjatë një prej shumë grabitjeve në një vilë në Velletri u godit nga dy të shtëna me armë, një në pjesën e pasme dhe një në këmbë nga pronari i shtëpisë i cili e kishte kapur atë dhe bandën e tij në flagrancë.

Pavarësisht lëndimit, grabitësi nuk hoqi dorë nga karriera e tij kriminale, por në shoqatën kriminale ai mori rolin e shoferit, dmth ndihmonte grabitësit të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Pas incidentit, policët ndërmorën hetime për të gjetur burrin. Hetimet i çuan agjentët në një apartament në Aprilia të përdorur nga disa prej “kolegëve” të tij. Përmes ndjekjes dhe përgjimit, pasi e identifikuan të bindur dhe nga çalimi i tij (për shkak të të shtënave me armë të marra gjatë të shtënave në vilën në Velletri), ata e arrestuan dhe e çuan në stacionin policor Cisterna.

Atje, pas gjurmëve të gishtërinjve, burri u transferua në Burgun e Vasto (CH), ku do të vuajë dënimin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll