Politike

Abuzimi me fondet e buxhetit të shtetit, KLSH paraqet gjetjet në Kuvend: Shkelje me pasojë 2.2 mld lekë dëm ekonomik

24 Qershor 2021, 08:29 Nga DOSJA
Abuzimi me fondet e buxhetit të shtetit, KLSH paraqet gjetjet në

TIRANË– Kreu i KLSH-së Arben Shehu ka raportuar sot në Kuvendin e Shqipërisë punën 1-vjeçare në institucionin që ai drejton. Nga foltorja e Kuvendit, Shehu foli për shkeljet dhe për efektet negative e dëmin ekonomik. Kreu i KLSH-së tha ndër të tjera se shkeljet me pasojë dëm ekonomik llogaritet të jenë afërsisht 2.2 miliardë lekë

Viti 2020 ka vijuar puna audituese për 145 raporte të auditimi nga të cilat janë evaduar 73. 5 auditime financiare, 28 përputhshmërie, 16 rregullshmërie, 11 auditime tematike. Janë evaduar auditime të ushtruara në 76 objekte ku janë evidentuar shkelje me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, keqadministrimin e pronës publike. Duhet theksuar se me gjithë vështirësitë e pandemisë, KLSH po mundohet të ruajë numrin e lartë të auditimeve financiare ndaj totalit të auditimeve. Janë dhënë opinione financiare për 22% për auditimet, në 16 auditimet e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë janë dhënë opinione financiare për 12 auditime. Rezultatet e punës audituese kanë pasur objektiv dhënien e rekomandimeve për përmisimin e institucioneve të audituara nëpërmjet masave organizative.

Treguesit kryesorë të performancës të aktivitetit të KLSH përmendim adresimin e 1430 rekomandime nga të cilat 29 propozime për përmirësim ligjor, 1107 masa organizative dhe 294 rekomandime për masa disiplinore. Shkelje me pasojë dëmi ekonomik. Një total prej 2.2 miliardë lekë ose rreth 17.7 mln euro. Parregullsi dhe paligjshmëri me efekte negative, shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subujekteve të audituara në shumën 85.9 miliardë lekë ose afërsisht 694.1 mln euro. 74.5 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve. Institucioni ka kërkuar monitorimin në lidhje me raportimin e nivelit të deficcitit të vitit 2019,”- tha Shehu. 

LAJM KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, katër institucine raportojë para ligjvënësve, diskutohet dhe një dekret i Metës, Shehu raporton shkeljet e gjetura nga KLSH: 2.2 miliardë lekë dëm ekonomik

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben shehu seanca plenare 24 qershor 2021 arben shehu seanca plenare 24 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2021, 18:08

SHKODËR– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci tha sot nga Shkodra se Shqipëria do të mbikqyret nga dronë super inteligjentë.Në ceremoninë e inagurimit t...