Politike

Shtyrja e hapjes së negociatave, Murrizi: Nuk na e ka fajin Bullgaria, ne nuk jemi shkëputur nga e kaluara! (Komenton takimin

24 Qershor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Shtyrja e hapjes së negociatave, Murrizi: Nuk na e ka fajin Bullgaria, ne

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar ditën e sotme vendimin e Bashkimit Europian për të mos caktuar një datë për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se pë për Shqipërinë njëherë nuk do Franca, pastaj nxjerrin Bullgarinë. Ai tha se fajin nuk e ka Bullgaria, por fakti që Shqipëria ende nuk është shkëputur nga e kaluara. 


“Pashë Ramën dje që e quante vëlla Zaevin. Shumë mirë e ka, nuk e di ka ndonjë origjinë këtej Zaevi. Ça po bëhet me negociatat Taulant? Do Franca, s’do Franca, herë nxjerr Bullgarinë, u mërzita fort thashë mos keni folur. Ne për nder të ish-liderit komunist të Bullgarisë i vutë emrin fermës së rrushit, Gjergj Dimitrovit. A s’kishit folur me pasardhësit e Gjergjit që mos vinte veton? Këtë herë nxorën Bullgarinë, herën tjetër do nxjerrin Lihteshteinin ose San Marinon, por ata e shohin mirë që në 30 vite ky vend nuk është shkëputur nga e kaluara”, tha Murrizi.

Po ashtu, Murrizi ka komentuar edhe takimin e ambasadores Amerikane Yuri Kim me të riun, Fisartin nga Tropoja i cili i tregoi asaj lidhur me regjimin komunist në Shqipëri.

Dëgjova takimin me Ambasadoren Yuri Kim që Fisarti po i shpjegonte ambasadores se çfare ka bërë Enver Hoxha në të kaluarën në Shqipëri. Kur të keni kohë t’ drejtojnë dy gisht letër Genta Sulën, jo të takojnë Fisartin. Ka harruar që 13 mijë e 600 shqiptarë, u nisën drejt Amerikës, 1 mijë prej tyre janë pushkatuar në kufi, për tu larguar nga terrori i komunizmit. E nderuar se mos ka harruar Fisarti t’i tregojë të gjitha, se kur takon Taulantim nuk t’i tregon të gjitha. Tako popullin”, komentoi Murrizi.

Lajmi Kryesor: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, katër institucine raportojë para ligjvënësve, diskutohet dhe një dekret i Metës, Shehu raporton shkeljet e gjetura nga KLSH: 2.2 miliardë lekë dëm ekonomik

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 24 qershor 2021 myslim murrizi seanca plenare 24 qershor 2021

Sondazh

Poll