Bota

Shkoi për të raportuar mbi ngjarjen, gazetari italian kthehet në hero, gjen 2-vjeçarin e humbur

24 Qershor 2021, 08:00 Nga DOSJA
Shkoi për të raportuar mbi ngjarjen, gazetari italian kthehet në

ITALI- Gazetari italian Giuseppe Di Tommaso është kthyer në hero ditën e djeshme teksa ka shpëtuar një fëmijë 2-vjeçar, i cili kishte humbur. Fanepage.it shkruan se 2-vjeçari Nicola Tanturli ishte raportuar i humbur në një pyll, pranë banesë së tij.

Gazetari kishte shkuar në këtë vend për të raportuar mbi ngjarjen. Në momentin që gazetari ka dëgjuar fëmijën duke qarë në pyll ka vrapuar për ta marrë atë. Teksa ishte afruar më shumë në brendësi të pyllit gazetari kishte thërritur emrin e 2-vjeçarit, dhe e kishte shpëtuar atë.

“Këtë mëngjes, ndërsa isha në makinë me grupin e xhirimit, u kërkova të më linin në një zonë rreth 500 metra nga shtëpia e djalit. U futa në pyll dhe dëgjova të qarat e një djali të cilat vinin nga rreth 300-400 metra.

U afrova atje dhe nisa të thërrisja emrin Nicola. Dëgjova një reagim: “Mami”. Më pas u afrova dhe pash Nicola-n. Ndërsa ishte duke kaluar edhe një makinë e policisë, e cila erdhi menjëherë dhe morën djalin e vogël”, tregoi gazetari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gazetari italian kthehet ne hero giuseppe di tommaso. nicola tanturli gazetari italian kthehet ne hero giuseppe di tommaso. nicola tanturli

Sondazh

Poll