Bota

Tentuan të largohen duke u fshehur në kamion, kapen 4 persona në Marok, mes tyre një 15-vjeçare

26 Maj 2019, 13:49 Nga DOSJA
Tentuan të largohen duke u fshehur në kamion, kapen 4 persona në

MAROK- Katër persona, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, u kapën teksa ishin fshehur brenda automjeteve, në përpjekje për të ikur nga Maroku. 

Tre automjete u ndaluan në doganën në Beni Enzar në një hapësirë kohore  ​​prej vetëm tre orësh, mes orës 9 dhe 12. Brenda makinave, zyrtarët e doganës  gjetën vajzën adoleshente dhe dy meshkuj të tjerë, përkatësisht të moshës  20 dhe 21 vjeç. Njëri prej tyre ishte i fshehur në sendiljet e pasme, ndërsa dy të tjerët në pjesën e parakolpit të makinës.

Dy nga tre të ndaluarit duhej të stabilizoheshin nga mjekët pas shfaqjes së simptomave të asfiksisë, çorientimit dhe dhimbjes së përgjithësuar në nyje për shkak të mënyrës në të cilën kanë qëndruar për një kohë të gjatë teksa udhëtonin.

Ndërsa, një kamion i katërt u kontrollua më pas në portin spanjoll të Melillës dhe zyrtarët gjetën një 20 vjeçar në automjet. Garda Civile tha se shoferët e makinave tani janë ndaluar dhe do të shkojnë në gjykatë për të dëshmuar rastet e mësipërme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emigrante te paligjshem marok ndalohen 4 emigrante emigrante te paligjshem marok ndalohen 4 emigrante

Sondazh

Poll