Bota

Tërmeti 8.2 ballë godet Perunë, raportohen të paktën 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur

26 Maj 2019, 10:49 Nga DOSJA
Tërmeti 8.2 ballë godet Perunë, raportohen të

PERU- Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 8.2 ka goditur sot Perunë. Si pasojë  janë shënuar 3 viktima dhe 52 të plagosur. Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë pothuajse në të gjitha vendet e amerikes së jugut, nga Ekuadori në Brazil deri në Kolumbi.

Sipas medieve të huaja, epiqendra e tërmetit, e regjistruar nga qendra sizmiologjike peruane, ka qenë në Perunë qendrore, në zonën e Rezervës natyrore të Pacaya-Samiria.

Sipas Institutit ndërkombëtar të gjeofizikës dhe vulkanologjisë, tërmeti është regjistruar në natën mes të shtunës dhe të dielës, rreth orës 2:40 të 26 majit (ora lokale), rreth 9:40 e mëngjesit të së dielës me orën tonë.

Zona e goditur nga tërmeti është një zonë e mbrojtur e ndodhur në rajonin e Loreto dhe pjesa më e madhe përbëhet nga pyje. Epiqendra ka qenë në thellësinë 134 kilometra.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 viktima ne peru termet ne peru 3 viktima ne peru termet ne peru

Sondazh

Poll