Bota

Ndryshimi i kufijve/ Presidenti i Malit të Zi tregon pse është kundër: Dialogu të përmbyllet me qasje të arsyeshme

26 Maj 2019, 09:06 Nga DOSJA
Ndryshimi i kufijve/ Presidenti i Malit të Zi tregon pse është

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve.

Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase “Dnevne Novine”, ai ka dhënë dy arsye për këtë qëndrim.

 “Janë dy arsye për rezervën time. Marrë parasysh që demarkimi pashmangshëm do të perceptohej dhe interpretohej me arsyet etnike (serbët në Serbi, e shqiptarët në Kosovë), kjo gjithsesi se nuk do t’i kontribuonte idesë emanciupese të demokracisë multietnike, të cilën duam ta zhvillojmë në Ballkan”, ka thënë Gjukanovië, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dhe arsyeja e dytë: në çka e bazojmë besimin se një zgjidhje e tillë nuk do të shkaktonte iniciativa zinxhirore për zgjidhje të çështjeve të tjera të hapura, jo vetëm në Ballkan? Cilat janë garancitë për këtë?”

Në intervistë, Gjukanoviç ka thënë se është shumë mirë që është vendosur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se nuk është mirë që ndërkohë ai dialog është futur në rrugë qorre.

E di sa i vjetër dhe kompleks është problemi i marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe mosmarrëveshjeve në relacionin Beograd-Prishtinë”, ka thënë ai, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdohet dhe të përmbyllet suksesshëm “me një qasje të arsyeshme”, u shpreh presidenti malazez.

Marrë nga: VOAL.Ch

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi milo gjukanoviç ndryshimi kufijve dialogu kosove-serbi milo gjukanoviç ndryshimi kufijve

Sondazh

Poll