Bota

“New York Times” jep ALARMIN: Shtetet që u mbështetën te vaksinat kineze, mund të përballen me pasoja të rrezikshme

23 Qershor 2021, 17:28 Nga DOSJA
“New York Times” jep ALARMIN: Shtetet që u mbështetën

SHBA– Media amerikane ‘New York Times’ ka hedhur hije të forta dyshimi mbi efektshmërinë e vaksinës kineze pasi ekspertët kanë ngritur alarmin për shtimin e rasteve në të gjitha vendet ku po aplikohet kjo vaksinë.

Më shumë se 90 shtete në të gjithë botën janë duke përdorur vaksinat kineze kundër koronavirusit megjithatë “New York Times” shkruan se Mongolia i premtoi popullsisë një verë pa koronavirus. Autoritetet në Bahrejn u shprehën se do të ketë një kthim në jetën normale. E njëjta situatë edhe në ishullin e vogël të Sejshel.

Të tre këto shtete u mbështetën te vaksinat kineze, megjithatë të tre vendet janë duke u përballur me një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja. Të paktën sipas “Neë York Times”, e cila sjell disa shembuj, vaksina kineze mund të mos jetë shumë efektive në parandalimin e koronavirusit, veçanërisht për variantet e reja.

Në Sejshel, Kili, Bahrein e Mongoli, 50 deri në 68 përqind e popullsisë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, duke tejkaluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto katër shtete u renditën në 10 vendet e para me shtimin më të madh të rasteve të reja javën e kaluar. Të katër këto shtete kanë përdorur vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac Biotech.

Shkencëtarët ende nuk kanë dalë në një përfundim se pse disa shtete me përqindje të lartë vaksinimi po vuajnë shtimin e ndjeshëm të rasteve. Variantet e reja të Covid-19, lehtësimi i masave apo edhe ekspozimi i tepruar nga personat menjëherë pas marrjes së dozës së parë shihen si shkaqe të mundshme që kanë ndikuar në rritjen e rasteve të reja.

Të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për Shqipërinë, pasi vendi ynë ka arritur deri tani 900 mijë vaksinime, pjesa më e madhe e të cilave kineze dhe rastet e reja kanë rënë ndjeshëm gjatë kohëve të fundit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sinopharm sinovac biotech vaksina sinovac sinopharm sinovac biotech vaksina sinovac

Sondazh

Poll