Bota

Me forca të shumta policie dhe i pajisur me jelek anti-plumb të bardhë, del në gjyq bullgari që përdhunoi shqiptaren në G

23 Qershor 2021, 15:50 Nga DOSJA
Me forca të shumta policie dhe i pajisur me jelek anti-plumb të

GREQI– Ditën e sotme është sjellë përballë gjykatës greke, bullgari që u prangos me akuzën e përdhunimit të një 50-vjeçareje shqiptare, e cila punonte pastruese në Athinë. Bullgari dhe bashkëpunëtori i tij të dy ishin të veshur me jelek anti-plumb dhe të shoqëruar nga forca të shumta policie në momentin që u futën në godinë.

Mediat greke shkruajnë se në momentin që 35-vjeçari u arrestua dje ishte ulur pranë një kioske duke shijuar lirinë përpara se t’i vendoseshin prangat. Bullgari është një person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale, për të cilën u arrestua sërish, përdhunim.

Dy ditë më parë, gruaja shqiptare dëshmoi para autoriteteve orët e tmerrit. Ajo ka bërë të ditur se ka 3 vite që punon si pastruse në ndërtesën e apartamenteve ku ndodhi ngjarja, dhe teksa po priste ashensorin papritur një burrë e tërhoqi për fyti dhe e futi në shtëpi, derisa mundi që të shpëtonte duke dalë nga ballkoni.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 qershor. 50-vjeçarja shqiptare kishte shkuar si çdo javë të fshinte shkallët dhe ashensorin e një ndërtese kur papritur 35-vjeçari që banonte në papafingo e ka tërhequr me zor dhe e ka futur në banesës e tij. Aty ai ka filluar dhunën dhe abuzimin seksual me të për disa orë, derisa 50-vjeçarja gjeti një moment dhe doli në ballkon për të kërkuar ndihmë. Ajo u shpëtua nga fqinjët të cilët lajmëruan policinë por 35-vjeçari ishte arratisur.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni perdhunohet 50 vjecarja ne greqi perdhunohet 50 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll