Bota

Konflikti Sofje-Shkup, Brnabiç: Nuk ka lidhje me BE-në, ska pse të vendoset si veto për mos hapje të negociatave

23 Qershor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Konflikti Sofje-Shkup, Brnabiç: Nuk ka lidhje me BE-në, ska pse

SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka thënë çështjet dypalëshe, që nuk kanë lidhje me integrimet evropiane, nuk duhet që të shfrytëzohen për të vendosur veto për integrimin e vendeve fqinje. Telegrafi shkruan se kjo gjë është e rrezikishme, duke shtuar se ky precedent i rrezikshëm do të përdoret edhe për vendet e tjera kandidate për në BE.

Çdo gjë mund të jetë faktor kufizues për bllokadë. Kemi parë precedentë se disa çështje bilaterale që nuk kanë asnjë lidhje me integrimet evropiane të një vendi, vendosen si mur i rrugës së integrimeve evropiane të një vendi tjetër fqinj. Mendoj se është precedent i rrezikshëm, që për fat të keq, mund të përdoret edhe nga vende tjera anëtare të BE-së. Mendoj se nuk është vlerë evropiane.

Unë si një evropiane e shqetësuar, besoj në vlerat evropiane dhe në rrugën tonë evropiane, dhe pavarësisht nëse kapitujt janë hapur apo mbyllur, nëse ka sinjale pozitive, ne do të vazhdojmë me reformat. Tani, nëse BE dëshiron të bëhet një familje e tillë e kombeve në të cilën disa shtete anëtare do të kushtëzojnë disa vende të tjera, edhe pse ata kanë bërë gjithçka, duke zgjidhur disa çështje bilaterale ose probleme pothuajse bilaterale, atëherë ky është problemi i BE-së, dhe kjo është punë me të cilën as nuk mundem dhe as nuk dua të merrem”, tha Brnabiq.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ana brnabic ana brnabic

Sondazh

Poll