Bota

Gjeorgjiani i arrestuar për vrasjen e Caroline: U torturova të pranoja krimin, më lidhën pas karriges për katër ditë, sa

23 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Gjeorgjiani i arrestuar për vrasjen e Caroline: U torturova të pranoja

GREQI- Gjeorgjani i arrestuar në Greqi, për vrasjen e Carolinës, Giorgio Khardzeishvili ka treguar dhunën që ka pësuar në burgjet e Greqisë. Në një intervistë për ImediTV në Gjeorgji ai u shpreh se në Greqi e kanë lidhur në karrigë për katër ditë dhe e kanë dhunuar në mënyrë çnjerëzore. 

“Unë isha i lidhur në një karrige për katër ditë. Ata më rrahën shumë, nuk e merrni dot me mend, kur dikush lodhej, një tjetër më godiste. Ishin disa persona. Pësova tronditje në tru. Nuk kishte asnjë pyetje. Kur më sollën në Athinë, menjëherë ata më rrahën. Dhe ata thjesht thanë: “Më thuaj, si e vrave, si u fute, si dolët?” Nuk kishte pyetje të tjera. Nuk e dija për cilën vajzë po flisnin.” Ata më thanë: ‘Ti e vrave atë” u shpreh ai..

Më tej ai u shpreh se pasi mori vesh që bashkëshorti i saj ka pranuar fajin, e kanë akuzuar për vjedhje.  

“Pastaj zbulova se burri i saj e kishte vrarë dhe se unë isha akuzuar për vjedhje. Unë nuk kam asgjë me vjedhje. Unë kisha vetëm dokumente false” tha ai.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos caroline crouch giorgio khardzeishvili babis anagnostopoulos caroline crouch giorgio khardzeishvili

Sondazh

Poll