Bota

“I ftohtë, i shqetësuar, dhe me një polic në qeli”/ Vrasësi i Karolinës kalon natën e parë në burgun ku lig

23 Qershor 2021, 09:26 Nga DOSJA
“I ftohtë, i shqetësuar, dhe me një polic në

GREQI- Babis Anagnostopoulos ka kaluar zyrtarisht natën e parë në burgun Kordhalo si i burgosur. Newsbomb.gr shkruan se ditën e djeshme piloti 33-vjeçar nuk hyri në procesin e karantinës, pasi ai kishte kryer një test për Covid-19.

Ai u dërgua në zonën gjashtë të këtij burgu, ku ‘ligjin e bëjnë’ shqiptarët, ku do të qëndrojë deri në gjykimin e çështjes. Mediat greke bëjnë me dije se njësoj si netët e tjera Anagnostopulos ishte shumë i ftohtë, i shqetësuar, dhe jo në gjendje shpirtërore për të biseduar me të burgosurit e tjerë.

32-vjeçari po mbahet në të njëjtën qeli me dy persona të tjerë, mes tyre dhe një oficer burgu i cili akuzohet për një çështje droge. Sot ai pritet të japë intervistën standarde si i burgosur i ri, me drejtorin e burgut të Koridhalos.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota babis anagnostopoulos kordhalo vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos kordhalo vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2021, 07:38

KOSOVË- Banorët e fshatit Malishevë në Gjilan kanë filluar të bëjnë roje me njëri-tjetrin, natën për shkak të plaçkitjeve që ka ndodhur. Gazeta Eksp...