Bota

Nëna e Caroline: Ai më mori fëmijën tim, nuk do të lejoj që të më marrë edhe mbesën

23 Qershor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Nëna e Caroline: Ai më mori fëmijën tim, nuk do të

GREQI- Nëna e Caroline Crouch, e cila u vra rreth 40 ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ka deklaruar se do ta mbajnë ata fëmijen 11 muajshe të 29-vjeçares. Protothema shkruan se në një deklaratë ajo ka thënë se nuk do të lejojë që Babis Anagnostopoulos t’i marrë edhe mbesën.

 “Ai e mori fëmijën tim, nëse unë e humbas mbeswn time, do të jetë një goditje fatale për mua” , thotë nëna e Caroline.

Avokati i familjes Crouch, Thanassis Harmanis, u shpreh se ambienti familjar i Caroline në Alonissos është krejtësisht i përshtatshëm për vitet e para të rritjes së një fëmije. Ai u shpreh se do të bisedojnë me familjes e pilotit, në mënyrë që të arrijnë një konsensus.

“Kishte një komunikim me dy familjet. Nëse arrijmë në një zgjidhje konsensusi do t’ia shpallim prokurorit, nëse jo, ne gjithashtu do të paraqesim kërkesën tonë për kujdestarinë ekskluzive të gjyshes. Fëmija do të shkojë në një familje ose në tjetrën”, tha ai.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos caroline crouch thanassis harmanis babis anagnostopoulos caroline crouch thanassis harmanis

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2021, 07:38

KOSOVË- Banorët e fshatit Malishevë në Gjilan kanë filluar të bëjnë roje me njëri-tjetrin, natën për shkak të plaçkitjeve që ka ndodhur. Gazeta Eksp...