Aktualitet

Akuza të rënda bashkë me të vëllanë! ONM kërkon shkarkimin e Elisabeta Imerajt, publikohet vendimi i Gjykatës së Romës

22 Qershor 2021, 18:30 Nga DOSJA

TIRANË– Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisionerët Publikë që të ankimojnë në Komisionin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt.

Në dokumentacionin e dërguar tek që të rivlerësohen edhe njëherë gjetjet dhe faktet e paraqitura gjatë seancës dëgjimore, nga vetë vëzhguesi Theo Jacobs. Sipas ONM-së, për ish-bashkëshortin dhe ish-kunatin e saj, ka të dhëna të forta se janë dënuar për Trafikim të qenieve njerëzore dhe organizim prostitucioni në Romë të Italisë në vitin 2002.

Por sipas dokumenteve të publikuara nga Newsbomb, pretendimi i ONM-së për trafikimin e qenieve njerëzore duket se është i pabazë, pasi vendimi i Gjykatës së Romës tregon Agron Bajri, ish-bashkëshorti i Imerajt s’ka qenë i dënuar asnjëherë në Itali.

 

Megjithatë teksa çështja e ish-bashkëshortit është sqaruar me vendim të Gjykatës së Romës, ende nuk ka informacion zyrtar për të vëllanë e tij, mbi të cilin rëndojnë po të njëjtat akuza.  Personi që dyshohet si ish-kunati ka po ashtu të njëjtën datë dhe vit lindje në vendimin e gjykatës italiane, ndërsa për personin tjetër (ish-bashkëshorti) ka edhe dallime të tjera. Vetë Imeraj e ka hedhur poshtë një fakt të tillë duke pretenduar se bëhet fjalë për dy persona të tjerë me të njejtët emra.

“Në rastin e ish bashkëshortit bëhet fjalë për datë lindje dhe muaj lindje të njejtë, ku ndryshon vetëm viti, ndërsa në rastin e ish kunatit të njejtën datëlindje si sosia e tij,”-u justifikua Imeraj para KPK.

Një ditë më parë, ONM i rekomandoi të hënën Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës. ONM-ja shprehet se një kredi prej dy milion lekësh e marrë prej saj dhe bashkëshorti i saj, me të cilin është divorcuar në vitin 2019 është tejet e dyshimtë. ONM-ja përmend dhe një çështje që përfaqësuesit e saj e kishin ngritur dhe gjatë procesit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj elisabeta imeraj ne vetting elisabeta imeraj elisabeta imeraj ne vetting

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 17:58

TIRANË- Aeroporti “Nënë Tereza” jep një tjetër lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që duan të vizitojnë shtetin fqinj të Greqisë. Në një njoftim zyrtar, ...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 17:01

KORÇË– Një ditë pasi policia procedoi një 63-vjeçar nga Maliqi, pasi u akuzua se mbajti të fshehtë vetëvrasjen e gruas së tij kanë reaguar dh...