Aktualitet

“Mos më çaj trapin”/ Iu drejtua me fjalor ofendues, gazetarja padit drejtorin e Terra Oil, kërkon 10 milionë lekë dëms

22 Qershor 2021, 17:11 Nga DOSJA
“Mos më çaj trapin”/ Iu drejtua me fjalor ofendues,

TIRANË– Gazetarja Fatmira Bajrami dhe operatori Gledian Hoxhallari kanë paditur në Gjykatë Edmond Bejtan, duke kërkuar një dëmshpërblim në vlerën 10 milionë lekë të vjetra. Ata kërkojnë nga drejtori i shoqërisë ‘TERRA OIL SWISS’ këtë shumë të madhe parash, pasi më 15 qershor, ai iu ‘vërsul’ gazetares me një fjalor ofendues, duke i bërtitur “Mos na çaj dhe ti trapin shumë”.

Gjatë bisedës së protestuesve me përfaqësuesin e kësaj kompanie, Edmond Bejta, ky i fundit ka ofenduar gazetaren pas pyetjes që ajo i ka bërë. Dy ditë pas ngjarjes, Bejtaj kërkoi ndjesë për fjalët ofenduese dhe për fjalorin që kishte përdorur ndaj gazetares.

Edmond Bejtja, drejtori i kompanisë “Terra Oil Sëiss”, që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit, iu sul gazetarëve më 15 qershor. Teksa mediat lokale bashkë me banorët po i kërkonin llogari për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtaj e ka humbur toruan duke ofenduar gazetaren e Faxnews me fjalët ‘mos ma çaj trapin’. Edhe pse deklarata e tij bëri bujë në rrjet, ai nuk ka denjuar të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Bejtaj këmbënguli se gazetarja e meritonte atë fjalor pasi ata ishin shfaqur më të shqetësuar se sa vetë banorët e fshatit Visokë që e akuzojnë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond bejtaj fatmira bajrami gledian hoxhallari edmond bejtaj fatmira bajrami gledian hoxhallari

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 17:01

KORÇË– Një ditë pasi policia procedoi një 63-vjeçar nga Maliqi, pasi u akuzua se mbajti të fshehtë vetëvrasjen e gruas së tij kanë reaguar dh...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:51

TIRANË– Algjeriani Hamza Marina po terrorizon qytetarët e Tiranës me grabitjet që kryen. Një video e publikuar në ‘Tik Tok’ tregon se si ai po bisedon me n...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:30

HIMARË– Përplasja mes klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë ka marrë vëmendjen e mediave. Para se të përplaseshin në rrugë ...