Aktualitet

Qeveria nuk heq dorë nga vendimi! Pavarësisht peticionit, dërgon e-mail: Të ndërpriten menjëherë kontratat me mjekët spe

22 Qershor 2021, 17:58 Nga DOSJA

TIRANË– Pavarësisht peticionit që mjekët kanë bërë në mënyrë që qeveria të tërhiqet nga vendimi për shkarkimin e tyre nga detyra, ditën e sotme është dërguar një email.

Në këtë email insistohet në vendimin për të ndërprerë kontratat me mjekët. Po ashtu në këtë dokument është shprehur se duhet të ndërpritet menjëherë kontrata me mjekët specializantë dhe të dërgohet menjëherë lista e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.

Në e-mail shkruhet:

-Të ndërpriten menjëherë kontratat me mjekët specializantë.

-Të dërgohet menjëherë lista e vendeve të krijuara vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.

Më 18 qershor u bë e ditur se 1 mijë mjekë të specializuar, të cilët u punësuan në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe luftuan mbi një vit në spitalet COVID, u është ndërprerë kontrata e punës. Vendimin e ka lëshuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku theksohet ndërprerja e kontratës së punësimit me mjekët specializantë. Në vendim, theksohet se largimi i tyre nga sistemi publik i shëndetësisë ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet largohen 1 mije mjeke specializantë largohen 1 mije mjeke specializantë

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 17:01

KORÇË– Një ditë pasi policia procedoi një 63-vjeçar nga Maliqi, pasi u akuzua se mbajti të fshehtë vetëvrasjen e gruas së tij kanë reaguar dh...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:51

TIRANË– Algjeriani Hamza Marina po terrorizon qytetarët e Tiranës me grabitjet që kryen. Një video e publikuar në ‘Tik Tok’ tregon se si ai po bisedon me n...