Aktualitet

I zuri rrugën turistëve, flet pronarja e hotelit në Livadhë të Himarës: Donin të më shtypnin me makinë! Të më dëmshp

22 Qershor 2021, 18:07 Nga DOSJA
I zuri rrugën turistëve, flet pronarja e hotelit në Livadhë

HIMARË– Katerina Joshi, pronarja e hotelit në LIvadhë të Himarës, ku ndodhi incidenti me pushuesit, ka dhënë versionin e saj të ngjarjes. Në një intervistë për “Top Channel”, ajo është shprehur se pushuesit kishin dëmtuar sendet në dhomë dhe se nuk kishin pranuar që t’i dëmshpërblenin. Sipas saj, ata madje tentuan edhe ta shtypnin me makinë, ndërsa ajo po përpiqej të mos i lejonte të largoheshin.

“Që në orën 9 pa ca të mëngjesit donin të iknin. I thotë vajza në recepsion për pagesën. Ne do ikim i thotë vajzës. Zotëria e shau vajzën time me fjalët më banale. Kamerat ka ardhur policia i ka marrë. Donin të kalonin me makinë mbi trupin tim. Zotëria që duket në video (që pengon makinën të lëvizë) i tha po pate bërë dëm, hajde ta paguash. I kisha thënë prisni të vijnë organet përkatëse, isha ulur në mes të rrugës, ata më shtynë tre katër metra me makinë. Kishin një fëmijë 2-3 vjeç me vete që u tmerrua. Videon me çarçafët e djegur ma kanë dërguar ata duke më shantazhuar, është video e prerë, jo e plotë,”- tha ajo.

Më tej, ajo ka shtuar se turistët i kanë kallëzuar në Polici pasi kërkojnë me këmbëngulje që të dëmshpërblejnë dëmet e bëra. 

“Policia ka ardhur pasi kishin ikur ata. Me policinë e rendit shkojmë në hotel. Bëmë kallëzim penal. Dua të më shpërblehet dëmi që më është bërë në pronën private dhe shqetësimi familjar, sepse është biznes familjar. Jam Katerina dhe jam krenare për bizneset që kam ngritur me mund Atë mënyrën e arrogancës nuk e toleroj, unë jam grua dhe kam vajzën 33 vjeçe, nuk lejoj njeri të më injorojë dhe të më shkelë në karakterin tim. Na njeh Himara dhe gjithë Shqipëria”, shtoi ajo.

LAJMI KYRESOR: Një “Mihal” tjetër në Jug/ Klientët ikën nga hoteli të pakënaqur, pronarja i zë rrugën, merr Policinë në telefon: Më paguani dëmet! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet katerina joshi sherri me ciftin ne himare sherri ne himare visar mato katerina joshi sherri me ciftin ne himare sherri ne himare visar mato

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 17:58

TIRANË- Aeroporti “Nënë Tereza” jep një tjetër lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që duan të vizitojnë shtetin fqinj të Greqisë. Në një njoftim zyrtar, ...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 17:01

KORÇË– Një ditë pasi policia procedoi një 63-vjeçar nga Maliqi, pasi u akuzua se mbajti të fshehtë vetëvrasjen e gruas së tij kanë reaguar dh...