Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet maqedonasi në Qafë Thanë me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë

26 Maj 2019, 07:50 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet maqedonasi në

Përrenjas- Në prangat e policisë në pikën Doganore të Qafë Thanës ka rënë  një 52-vjeçar me iniciale R.H, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti bullgar.

Sipas policisë shtetasi maqedonas u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë pasi akuzohet për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Njoftimi i policisë:

Qafë-Thanë

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë të shtetasit maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R.H, 52 vjeç, banues në Shkup.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.

Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet maqedonasi qafë thanë maqedonasi në kërkim ndërkombëtar arrestohet maqedonasi qafë thanë maqedonasi në kërkim ndërkombëtar

Sondazh

Poll