Aktualitet

Lum gurësh, thyen xhamat e kabinës së rojës tek Kuvendi

25 Maj 2019, 19:17 Nga DOSJA
Lum gurësh, thyen xhamat e kabinës së rojës tek Kuvendi

TIRANË- Pas përplasjes me policinë dhe hedhjes së gurëve drejt godinës së Kuvendit, disa nga protestuesit kanë thyer dhe xhamat e kabinës së rojës.

Sipas gazetarit të Dosja.al që ndodhet në protestë bëhet me dije se kanë qenë disa të rinj që kanë qëlluar me gurë drejt gabinës që është në hyrje të Kuvendit dhe thyer xhamat e saj.

Ata më pas kanë hedhur gure dhe ndaj godinës së Parlamentit dhe kanë bërë thirrje: Rama ik.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne proteste guret drejt kuvendit protesta e opozites 25 maj 2019 dhune ne proteste guret drejt kuvendit protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll