Aktualitet

Protestuesit i vënë zjarrin banderolës tek Kuvendi, Bardhi u kërkon të tërhiqen (Video)

25 Maj 2019, 19:17 Nga DOSJA
Protestuesit i vënë zjarrin banderolës tek Kuvendi, Bardhi u

TIRANË– Protestuesit e opozitës janë zhvendosur aktualisht tek Kuvendi i Shqipërisë ku i kanë vënë flakën një banderole. Në videon e mëposhtme shihet që në hekurat e Kuvendit protestuesit kanë ndezur zjarr.

Nga ana tjetër Gazmend Bardhi u ka bërë thirrje protestuesve që të tërhiqen nga dhuna dhe të mos ndezin më zjarr. Shumë prej tyre e kanë ndjekur Bardhin dhe kanë lëvizur nga Kuvendi, por një pjesë e tyre kanë mbetur aty.

Ndërkohë forcat policore i janë përgjigjur turmës së protestuesve me gaz lotsjellës.

Opozita po zhvillon protestën e gjashtë kombëtare. Gjithçka ka nisur në orën 19:00 dhe 1500 efektivë policie janë në terren.

Presidenti Meta është shprehur që nëse do ketë dhunë përgjegjësia bie mbi drejtuesit e opozitës. Rama i ka dërguar një letër të katër Bashës ku i kërkon të dialogojnë për krizën.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi edhe njëherë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kuvendi protesta e opozites 25 maj 2019 protestuesit ndezin zjarr kuvendi protesta e opozites 25 maj 2019 protestuesit ndezin zjarr

Sondazh

Poll