Aktualitet

Kriza/ Gazetari zbulon planin e Metës: Propozimi që do i bëj Ramës

26 Maj 2019, 05:34 Nga DOSJA
Kriza/ Gazetari zbulon planin e Metës: Propozimi që do i bëj

Tiranë-  Për zgjidhjen e  krizës politike në vend, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i gatshëm të djegë edhe mandatin e tij dhe ka theksuar se është gati edhe për të riparë dekretin për të shtyrë zgjedhjet. (lexo këtu)

Por gazetari Artur Zheji ka deklaruar  në studion e Ora News, se Meta do i propozojë Ramës dorëheqjen e tij, me kusht që dhe vetë kryeministri të japë dorëheqjen. Sipas tij kështu mund të largohen të dy.

Meta thotë që unë jam gati ta vë mandatin tim në tavolinë, por në fakt se kush do ja thotë që vëre këtë nuk na e ka thënë akoma. Në momentin që nuk do të ketë natyrë provokative, por thjeshtë gazetareske, por do jetë me impostim politik. Meta do ta vërë mandatin e presidentit në tavolinën e çdo lloj bisedimi që ka si qëllim zgjidhjen e krizës dhe këtë e kam nga informacione të mijat. Kjo nuk është e dyshimtë sepse e ka bërë edhe më parë, 2 apo 3 herë dhe kjo do të thotë që po piqet momenti që mandati i Presidentit të vihet në tryezë, por me reciprocitet. Unë mendoj se nëse Meta do ta bëjë këtë, do ti thotë Ramës: Unë po e jap dorëheqjen jepe edhe ti. Se erdhëm bashkë në pushtet ikim të dy bashkë. Kjo do jetë me siguri ftesa më interesante e politikës shqiptare.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur zheji edi rama ilir meta kriza politike në vend artur zheji edi rama ilir meta kriza politike në vend

Sondazh

Poll