Aktualitet

Me lot në sy, familjarët dhe drejtuesit e policisë i japin lamtumirën oficerit shqiptar që humbi jetën në Rumani (FOTO)

26 Maj 2019, 05:21 Nga DOSJA
Me lot në sy, familjarët dhe drejtuesit e policisë i japin

Tiranë– I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-oficerit të sigurisë, Ervin Dervinës, i cili humbi jetën para tre ditësh në Rumani gjatë një aksidenti automobilistik së bashku me bashkëshorten rumune, teksa ktheheshin nga festimet e ditëlindjes. Familajrët me lot në sy kanë bërë homazhet në nder të tij në teatrin “Skampa” në Elbasan.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues nga Garda, ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Mësohet se pasi mori pjesë në homazhe, zv-ministri i Brendshëm, nuk preferoi të flasë për mediet.

Foto nga homazhet:

Sipas medieve rumune, aksidenti ndodhi pas përplasjes midis dy makinave dhe një kamioni, ku mjeti i fundit është përmbysur ndërsa dy makinat e vogla kanë dalë nga rruga.

Në lidhje me aksidentin e rëndë, familjarët e Dervinës u shprehën se oficeri shqiptar kishte dalë  me të shoqen e tij për të festuar ditëlindjen e saj në ditën kur humbën edhe jetën.(lexo këtu)

Dervina ishte me detyrë si  oficeri kontakti i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

J.V, A.M/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rumani ervin dervina homazhe per oficerin humb jeten ervin dervina aksidenti ne rumani ervin dervina homazhe per oficerin humb jeten ervin dervina

Sondazh

Poll