Aktualitet

Përplasje me policinë, protestuesit heqin gardhin metalik, qëllojnë me gur policinë

25 Maj 2019, 19:04 Nga DOSJA
Përplasje me policinë, protestuesit heqin gardhin metalik,

TIRANË-Protesta e opozitës ka patur edhe përplasje me policinë. Dosja.al ka mësuar se disa protestuesë të cilët kanë shkuar më herët tek parlamenti kanë çarë gardhin metalik dhe kanë nisur të qëllojnë me gurë policinë.

Policia e Shtetit iu ka bërë thirrje protestuesve që të mos përplasen me punonjësit e policisë. Thirrja i është adresuar edhe njërit nga organizatorëve të protestës, Gazmend Bardhi.

Bardhi iu ka bërë thirrje protestuesve që të largohen. Është dashur ndërhyrja e policisë me ujë, që grumbulli i protestuesve të largohet.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 25 maj 2019 protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll