Bota

Milaim Zeka: Drejtuesit e RTK-së duhet që të hetohen, kanë blerë dyqane në Paris me lekët e mediumit 

22 Qershor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Milaim Zeka: Drejtuesit e RTK-së duhet që të hetohen, kanë

KOSOVË- Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se përveç shkarkimit të Bordit të RTK-së, gjithashtu duhet që të nisin hetimet rreth drejtuesve të medias. Në një postim në Facebook, Zeka shkruan se disa nga drejtuesit e RTK-së kanë blerë dyqane në Paris, me lekët e medias. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se partitë politike në pushtet në të kaluarën kanë punësuar familjarët e tyre.

“Jo vetem shkarkim te Bordit te RTK-se, po edhe nisje hetimesh. Ne RTK kane ndodhur shume krime, qe ne kohen e Agim Zatriqit. Nje kompani e njohur e udhetimeve ka leshu bileta blanko, pa udhetu asnje gazetar, pastaj paraja publike ka perfundu neper xhepat e xheparoshave. Ka drejtues te RTK-se, qe me parate e mediumit, kane ble dyqane edhe ne Paris. Krejt kjo ka ndodhur sepse partite e kaluara ne pushtet, te gjitha, pa perjashtim, kane pasur dy qellime: punesim te familjareve pa asnje kriter, dhe kontroll mbi lajme e debate politike. Edhe marketingun asnjehere nuk e kane lane fryme me marre”, ka shkruar Zeka.

Zeka me tej ka shkruar se Bordi i RTK-së, nuk ka pasur për qëllim informimin e publikut, por zhvatjet, punësimet si dhe udhëtimet.

“Po flas e po shkruaj, sepse per kete gje kam folur edhe ne foltoren e Kuvendit te Republikes. Kam folur sepse e kam dasht dhe e du kete medium. Kam folur edhe flas, sepse nuk mundem me hesht kur bord pas bordi, nuk e kane kry detyren e tyre, po qellim i kane pasur udhetimet, punesimet, zhvatjet. Menaxhmentet e kane kontrollu bordin, jo bordi menaxhmentet. A eshte çudi? Aspak! Ne baze te ndarjes te kompetencave, parlamenti duhet me kontrollu qeverine, mirepo ne praktike, çdo qeveri e ka kontrollu parlamentin”, ka shkruar Zeka.

Ai gjithashtu ka shtuar se RTK-ja sërish do të kapet nga partitë, dhe për këtë i ka vënë gishtit Lëvizjes Vetëvendosje

“Une ne parim e mbeshtes çdo iniciative te parlamentit ne drejtim te RTK-se, ama jam komplet kunder qellimit qe tash me e kap RTK-ne njereze qe e shkaterrojne edhe me shume. Pse po e them kete? Sepse deputete te VV-se kane vjedhur ne kurriz te RTK-se. Sepse disa qe gjoja ia duan te miren e ketij mediumi, bash kanceri i RTK-se kane qene. Ditet ne vazhdim do te flasim edhe me emra, edhe me fakte, edhe me letra. Ama po me duket se kot po flasim. Qellimi eshte prap me kap keq RTK-ne. Dikur kishim kater-pese kapesa, tash vetem nje…!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota milaim zeka milaim zeka

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2021, 11:54

AUSTRI– Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Ale...