Bota

Deklarata e Kryeministrit pakistanez: Gratë që veshin pak rroba ‘provokojnë’ burrat, s’janë robotë ata

22 Qershor 2021, 11:14 Nga DOSJA
Deklarata e Kryeministrit pakistanez: Gratë që veshin pak rroba

PAKISTAN- Kryeministri i Pakistanit Imran Khan u përball me një lumë kritikash pasi fajësoi gratë që vishen me rroba të shkurtëra, për një rritje të sulmeve seksuale. Independent shkruan Khan, ka thënë se burrat nuk janë robotë.

“Nëse një grua ka veshur shumë pak rroba, ajo do të ketë një ndikim tek burrat, pasi ata nuk janë robotë. Është thjesht sens i përbashkët”, tha Khan.

Ai tha në një shoqëri ku njerëzit nuk e kanë parë atë lloj gjëje, kjo do të ketë një ndikim tek ata. Nëse rritesh në një shoqëri si e jotja, mbase nuk do të ketë ndikim, tha ai, duke iu referuar kulturës perëndimore.

“Ky është imperializëm kulturor. Çfarëdo që është e pranueshme në kulturën tonë, duhet të jetë e pranueshme kudo tjetër. Nuk është,” tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Khan bën deklarata të tilla. Më parë gjatë një interviste ai sulmoi shoqëritë perëndimore dhe tha se prezantueset duhet që të mbajnë një vello të gjatë në emisionet që bëjnë, në mënyrë që mos të shihen nga të tjerët.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota imran khan imran khan

Sondazh

Poll