Bota

FOTOT/ Një alarm për një trup të mbytur mobilizoi autoritetet japoneze, doli që ishte një kukull seksi

22 Qershor 2021, 11:11 Nga DOSJA
FOTOT/ Një alarm për një trup të mbytur mobilizoi

JAPONI– Javën e kaluar në qytetin Hachinohe një grup i madh njerëzish ngritën alarmin pasi panë një ‘trup’ të lundronte në det.

Forca të shumta të zjarrfikësve u paraqitën në vendngjarje në tentativë për të nxjerrë trupin, vetëm kur u afruan vunë re se në fakt bëhej fjalë për një kukull seksi.

Sipas mediave të huaja, fotot u morën nga youtuberja Natsuki Tanaka, e cili po xhironte pamjet e peshkimit.

Ndërsa po filmoja një video peshkimi, mendova se një trup i vdekur po notonte në ujë, por ishte një kukull,“- shkroi Tanaka në Twitter.

Dikush tjetër, shtoi ajo, thirri autoritetet dhe policinë, zjarrfikësit dhe një ambulancë duke shkaktuar panik në vendin e ngjarjes.

Në imazhet e mësipërme, ju mund të shihni kamionë të shumtë të zjarrit dhe shpëtimit, një makinë skuadre dhe një ambulancë. Një grup vëzhguesish u mblodhën dhe panë se si një ekip shpëtimi punonte për të shpëtuar atë që mendonte se ishte një person i vërtetë.

Kjo nuk është hera e parë që një kukull seksi e hedhur ngatërrohet me një kufomë, dhe ndoshta nuk do të jetë e fundit. Në vitin 2018, për shembull, një “trup” u raportua të ishte afër një parku në Ohio perëndimore. Lajmet locale raportuan se kur mbërriti policia gjeti një “manekin rekreativ” të mbushur në një qese plehrash.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kukull seksi natsuki tanaka kukull seksi natsuki tanaka

Sondazh

Poll