Bota

Vizita në Austri, Osmani pritet me nderime nga homologu Alexander Van der Bellen

22 Qershor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Vizita në Austri, Osmani pritet me nderime nga homologu Alexander Van der

AUSTRI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime në Vjenë nga homologu i tij austriak, Alexander Van der Bellen. Në një postim në Twitter, Van der Bellen shkruan se vizita e Osamnit në Vjenë nënvizon marrrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Mirësevini në Vjenë, Presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkrur Van der Bellen.

Presidentja Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Geëessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni alexander van der bellen vjosa osmani vjosa osmani vizite ne austri alexander van der bellen vjosa osmani vjosa osmani vizite ne austri

Sondazh

Poll