Bota

Në motel nën shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare, humb jetën një burrë në Kosovë

22 Qershor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Në motel nën shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare,

KOSOVË- Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në një motel në Kosovë. Gazeta Ekspress shkruan se 64-vjeçari ishte nën shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare.

Bëhet me dije se personi që ka humbur jetën ka qënë nga Prizreni, ndërkohë që trupi i tij është dërguar për hetim.

“Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora humb jeten 64 vjeçari ne kosove humb jeten 64 vjeçari ne kosove

Sondazh

Poll