Bota

Marrëveshja Biden-Putin/ Ambasadori amerikan, John Sullivan kthehet në Rusi këtë javë

22 Qershor 2021, 09:44 Nga DOSJA
Marrëveshja Biden-Putin/ Ambasadori amerikan, John Sullivan kthehet në

SHBA– Ambasadori amerikan, John Sullivan, do të kthehet në Moskë “këtë javë”, dy muaj pas largimit nga posti, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Pas takimit në Gjenevë, më 16 qershor, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë njoftuar se ambasadorët e tyre do të kthehen shpejt në misionet e tyre, në përpjekje për të ulur tensionet.

“Ne mbetemi të përkushtuar për hapjen e kanaleve të komunikimit me Qeverinë ruse, si një mjet për të çuar përpara interesat e SHBA-së, por edhe për të zvogëluar rrezikun e llogaritjeve të gabuara midis dy vendeve tona”, tha Price.

Ambasadori rus, Anatol Antonov, u kthye në SHBA më 20 qershor.

Ai u tha mediave ruse se është optimist dhe se dëshiron të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve “të barabarta dhe pragmatike”.

Antonov është tërhequr nga posti në muajin mars, pasi Biden ka thënë se pajtohet që Putin është “vrasës”.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar prejse Biden ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.

Uashingtoni ka sanksionuar Moskën për sulme kibernetike, për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA dhe për helmimin dhe burgosjen e politikanit rus opozitar, Aleksei Navalny.

Sullivan është tërhequr nga posti në muajin prill, pasi SHBA-ja dhe Rusia kanë ndërmarrë sanksione të ndërsjella dhe i kanë dëbuar diplomatët e njëra-tjetrës.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anatol antonov john sullivan takimi biden-putin anatol antonov john sullivan takimi biden-putin

Sondazh

Poll