Aktualitet

180 minuta protestë paqësore, Basha: Gati të sakrifikojmë gjithçka. Tubimi i radhës më 31 maj (FOTO+VD)

25 Maj 2019, 07:07 Nga DOSJA

TIRANË- “Rama ik”, “E duam Shqipërisë si gjithë Evropa”, ishin thirrjet që mbizotëruan në protestën e opozitës së bashkuar. Prej orës 18:30 nisi grumbullimi i qytetarëve në sheshin para kryeministrisë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dolën të sinkronizuar nga selitë e tyre duke u bashkuar në marshimin drejt godinës së qeverisë. Kryemadhi foli për gazetarët në marshim, ndërsa Basha mbajti një fjalë të gjatë para protestuesve.

Kreu i PD para mijëra qytetarëve tha se nuk do të ulet në tryeze dialogu me Ramën dhe nuk do të bëjë pazare. Ai më tej shtoi dhe falenderoi të gjithë ndërkombëtarët, që ditët e fundit kanë dhënë mesazhe kundër zgjedhjeve pa opozitën. Në fjalën e tij nuk mungoi dhe një mesazh për Ramën, ku i tha se  qytetarët kanë folur dhe kërkonin largimin e tij. “Ta dëgjojë Rama në bunker, atje në Surrel ku është”, shtoi Basha.

 

Në përfundim të fjalës Basha u kërkoi qytetarëve që t’i bashkoheshin marshimit dhe me dritat e telefonave ndezur shkuan drejt Kuvendit. Kur protestuesit mbërritën tek Parlamenti, pati një përplasje me policinë, ku qëlluan me gurë. Pas disa minutave përplasje me qytetarëve dhe Policisë, Basha tërhoqi turmën drejt selisë blu. Kreu i demokratëve u dërgoi një mesazh tjetër ndërkombëtarëve në fjalimin e tij të dytë dhe tha se opozita është gati që sakrifikojë gjithçka për votën e lirë.

Kujtojmë se para nisjes së protestës ambsadat e vendeve të BE dhe ambasada e SHBA bënë thirrje për shmangie të dhunës dhe krijimin e urës për dialog. Ndërkohë që paradite Edi Rama i dërgoi një letër të katërt Lulzim Bashës ku shprehej sërish për dialog pa kushte. Një reagim pati dhe Presidenti Ilir Meta që shprehej se nëse në protestë do të kishte dhunë, përgjegjësit do të ishin liderët e opozitës.

(F.G./J.V./K.M./A.B./F.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1500 policë në terren basha thirrje për pjesëmarrje protesta e opozites 25 maj 2019 1500 policë në terren basha thirrje për pjesëmarrje protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll