Aktualitet

Protesta e opozitës/ Berisha: Rama ka afat deri në darkë, çadra ishte lule

16 Shkurt 2019, 12:18 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Berisha: Rama ka afat deri në darkë,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama ka afat deri në darkë për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u larguar nga qeverisja. Berisha tha se Rama do të largohet si zbatharak.

“Uroj që deri në darkë të japë dorëheqjen. Kur vjen puna shqiptarët dinë edhe të të zvarrisin. Ky është fati i Tiranëve. Këtë fat do të kenë sa herë që ta meritojnë. I kemi lënë ultimatum Ramës deri në darkë. Do vazhdojmë deri në darkë. Ça çadre? Çadra ishte lule. Absolutisht, do të ikë si zbatharak. Kush tha që nuk ikën Edi Rama? Përdhosi sheshin e Flamurit sot. Si Ramiz Alia. Tha do shpallë republikën e Jugut, i dolën vlonjatët tek Rruga e Mifolit. S’ka policë të plagosur, të braktisin vendin e detyrës e të bashkohen me popullin. “-tha Berisha.

Më vonë në një komunikim të dytë për mediat, Berisha tha se policia ka provokuar qytetarët.

“U provokuan nga narkopolicia, kjo është polici e krimit. I bëj thirrje Ramës të dëgjojë mesazhin e popullit.”-tha Berisha.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne protesten e opozites protesta e opozites 16 shkurt sali berisha dhuna ne protesten e opozites protesta e opozites 16 shkurt sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2019, 12:18

VIDEO/ Pamjet me dron të protestës së opozitës

Dosja.al ka mundur që të sigurojnë një video me dron të protestës së opozitës, e cila po zhvillohet në sheshin para Kryeminsitrisë.Video është bërë pak minuta p...