Aktualitet

Modifikimi që ra në sy! Dritarja në sebratorin e kamionit me 324 kg kokainë në Durrës, sapo u pikas, ndërprenë skanimin

21 Qershor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Modifikimi që ra në sy! Dritarja në sebratorin e kamionit me 324

DURRËS– Mbrëmjen e 18 qershorit në portin e Durrësit u kap një tjetër sasi e madhe kokainë, plote 324 kilogramë. Ka qenë një detaj i modifikuar në trupin e kamionit ai që ka ngjallur dyshime tek autoritetet e portit.

Burime për “Ora”, sektori i hetimevetë trafikut të paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, rreth orës 13.00 të së premtes është njoftuar nga përfaqësues të skanimit se në kamion kishte një dritare. 

Sipas tyre, mjeti i bardhë me targa SK3720AT, i ngarkuar në eksport nga Maqedonia e Veriut me pllaka metalike dhe i drejtuar nga shtetasi maqedonas Nazif Ajroski ka pasur në serbratorin e krahut të majtë të karburantit një formë dritarje katërore të mbyllur me kapak dhe të ngjitur me silicon.

Sapo modifikimi është konstatuar është ndërprerë skanimi duke u njoftuar menjëherë grupi hetimor për të ushtruar kontroll më të thelluar në të gjithë automjetin. Gjatë kontrollit brenda hapësirës së përshtatur të serbratorit të majtë të automjetit, janë gjetur dhe më pas sekuestruar 300 pako të mbështjella, brenda të cilave ndodhej edhe kokaina. 

Si pasojë, Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Nazif Ajrovksi nga Maqedonia e Veriut, i cili tha se nuk kishte dijeni për sasinë prej 300 kilogramë drogë që u gjet në kamion, duke shtuar se ai kishte dijeni vetëm për ngarkesën me materiale ndërtimi. Sot ai u la u la sot në masën e sigurisë “arrest me burg”. 

Kamioni me hekur që ka kaluar nga Serbia në Maqedoninë e Veriut e më pas në Shqipëri, mësohet se priste të nisej me target drejt Italisë ku si destinacion kishte qytetin e Napolit, ku edhe droga do të shitej. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 324 kilogramë kokainë nazif ajroski porti i durresit 324 kilogramë kokainë nazif ajroski porti i durresit

Sondazh

Poll