Aktualitet

Tentoi ti largohej policisë në Tiranë, arrestohet 40-vjeçari, transportonte 14 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kër

21 Qershor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Tentoi ti largohej policisë në Tiranë, arrestohet

TIRANË-Erjon Biba është 40 vjeçar i arrestuar ditën e sotme në Tiranë i cili u kap nga policia gjatë dhënies së ndihmës së shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm në kufi kundrejt një shpërblimi.

Biba u mundua që t’i shpëtonte policisë duke hyrë në disa rrugica në ‘Rrugën e Elbasanit’, mirëpo dëmtoi disa mjete.

Ndërsa tentonte t’i fshihej policisë, Biba u fut brenda një blloku banimi në rrugën e Elbasanit dhe përplasi 5 automjete private, të banorëve që i kishin parkuar aty. Në momentin që pa që rruga ishte e bllokuar, shoferi e braktisi automjetin.

40 vjeçari me iniciale E.B banues në Korçë është është kapur nga policia në rrugën e Elbasanit duke kaluar 14 emigrantë drejt vendeve të Bashkimit Evropian si dhe është shpallur në kërkim një bashkëpunëtori i tij 28-vjeçar me inciale G.N.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. B., 40 vjeç, banues në Korçë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç. Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40 vjecari emigrante te paligjshem erjon biba policia tirane arrestohet 40 vjecari emigrante te paligjshem erjon biba policia tirane

Sondazh

Poll