Aktualitet

Mbeti i plagosur gjatë atentatit në clubin e tij në Sarandë, arrestohet Spiro Iljadhi, policia: Qëlloi me armë!

21 Qershor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Mbeti i plagosur gjatë atentatit në clubin e tij në Sarandë,

SARANDË– Pronari i clubit ‘Orange’ në Sarandë, Spiro Iljadhi, që mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë, është ndaluar ditën e sotme. Policia bën të ditur se ndalimi i tij u bë pasi ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj personave të tjerë me të cilët u përfshi në konflikt dy ditë më parë.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI: 

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I. dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SI NDODHI NGJARJA?

Spiro Iljadhi, pronari i “Bar Orange” dhe “Orange Club” u qëllua me breshëri plumbash, dy ditë më parë, pas një sherri në klubin e tij. Autorët zbrazën rreth 20 plumba drejt tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në afërsi të një lokali në lagjen nr.1 në Sarandë, në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukos”, brenda lokalit “Orange Club”.  Një makinë tip Range Rover është filmuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur dhe dyshohet se është automjeti që iu përket autorëve. Dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëraj, janë autorët që plagosën me armë zjarri biznesmenit Spiro Iljadhi dhe aksidentalisht një kalimtar të rastit, Marin Jano.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spiro iljadhi spiro iljadhi plagoset spiro iljadhi spiro iljadhi

Sondazh

Poll