Aktualitet

Mbyllet gjykimi për dosjen 339! “BURG” për 21 komisionerët e Shijakut, shpallen ‘FAJTORË’ për krime zgjedhore

21 Qershor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Mbyllet gjykimi për dosjen 339! “BURG” për 21

DURRËS– Mbyllet gjykimi për të ashtuquajturën “Dosja 339”! Gjykata e Durrësit ka vendosur që të dënojë me burg 21 komisionerët e Shijakut, të cilët akuzoheshin se kishin kryer krime zgjedhore në procesin e vitit 2017. Prokuroria e Durrësit, e përfaqësuar nga Afrim Shehu kërkoi dënim me burg, ndërsa disa prej të pandehurve pranuan fajin duke kërkuar edhe gjykim të shkurtuar. Çka do të thotë ulje me 1/3 të dënimit fillestar për ta.

EMRAT që përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar:

Shpëtim Marku, denohet 2,6 vjet ulet ne 1.8 vjet
Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite
Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8
Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8
Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht
Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit
Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet

Të gjithë të tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie, por prej gjykimit të shkurtuar do të qëndrojnë edhe 2 vite pas hekurave. Ndërkohë që përveç dënimit me burg, gjykata i dënoi ish-komisionerët me 5 vjet heqje të drejtës së ushtrimit të profesionit.

Sipas SPAK, që udhëhoqi hetimet në vitin 2020, komisionerët kanë lejuar që persona të votojnë edhe në emër të votuesve të tjerë, më konkretisht 22 persona që nuk ndodheshin fare në Shqipëri ditën e zgjedhjeve parlamentare.  I hetuari i 22-të është një qytetar, Armelin Zeka, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.

Hetimi i 339 u kthye në parodi, kur disa orë pas ekzekutimit të urdhër-arresteve, dy komisionerët e PD dhe PS, rezultuan të vdekur që në kohën kur prokurorët po hetonin shit-blerjen e votave në Durrës. Dosja 339 u regjistrua më 2016, pas një sinjalizimi nga autoritetet gjermane për trafikun e drogës që bëhej nga qyteti i Durrësit. Me hapjen e hetimit, përgjimet zbuluan edhe krime të tjera si shitblerje votash, korrupsion, trafik droge apo tjetërsim pronash.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339 gjykata e durresit dosja 339 gjykata e durresit

Sondazh

Poll