Aktualitet

Sa e kishte zënë gjumi! Si u kap shqiptari brenda “shtëpisë së barit”, qan hallet në Polici: Pagova 22 mijë paund pë

21 Qershor 2021, 14:03 Nga DOSJA
Sa e kishte zënë gjumi! Si u kap shqiptari brenda

BRITANI E MADHE- Ergys Shpellzaj, një shtetas shqiptar është dënuar me 12 muaj burg, pasi u kap brenda një shtëpie me më shumë se 100 bimë kanabis. I riu shqiptar, sapo ishte shtrirë për të dremitur në shtëpinë e barit, pa vënë re se Policia po i afrohej. 

Sipas mediave vendase, i riu u gjet duke fjetur në shtratin që kishte në kuzhinë, ndërsa dhomat e tjera ishin kthyer në sera ku rriteshin bimët me vlerë 48,720 £. Pas arrestimit, 24-vjeçari Shpellzaj u tha oficerëve se kishte shkuar në Angli ilegalisht me kamion. 

Fillimisht ishte vendosur në Londër me 22,000 paund borxh ndaj atyre që e dërguan në Angli, të cilët i kishin premtuar punë në një lavazh makinash. Por në të vërtetë e dërguan në Telford, ku edhe po rritej kanabisi.

“Nuk largohesha dot. U frikësova se më thanë që do merreshin me familjen time po të mos pranoja që të bashkëpunoja. Roli im i vetëm është ujitja dhe ndezja e dritave për bimët dy herë në ditë. Duke shtuar se nuk kishte asnjë dijeni lidhur me rritjen e bimëve,”-u shpreh ai. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe ergys shpellzaj britani e madhe ergys shpellzaj

Sondazh

Poll