Aktualitet

Nuk raportoi vdekjen e gruas, procedohet 63-vjeçari në Korçë

21 Qershor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Nuk raportoi vdekjen e gruas, procedohet 63-vjeçari në

KORÇË– Një 63-vjeçar është proceduar nga policia e Maliqit pasi nuk raportoi për vdekjen e bashkëshortes së tij. Ai do të përballet me veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.  Po ashtu, në pranga ka rënë dhe një 61-vjeçar pasi ka dhunuar fizikisht kunatën e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Korçë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne korce arrestime ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Qershor 2021, 12:51

TIRANË– Viktor Ymeri, daja i Edison Harizajt, i njohur si ‘faqedjeguri’ mund të hapë ‘kutinë e Pandorës’ për shkeljes në burg. Në një shkrim, Anila H...