Bota

Konjufca pas takimin me homologun gjerman: Bundestagu i qendron pranë Kosovës

21 Qershor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Konjufca pas takimin me homologun gjerman: Bundestagu i qendron pranë

GJERMANI- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar ditën e sotme me homologun e tij gjerman Wolfgang Schauble. Në një postim në Facebook, Konjufca  shkruan se në takimin me Schauble, e ka falenderuar atë për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës. Ata gjithashtu kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet historike dhe politike në Kosovë si dhe në rajon. 

Postimi i plotë:

Sot bashkë me Shefin e Stafit Ilir Kërçeli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi pata nderin ta takoj Dr. Wolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut. Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën. Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave. Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.

LAJMI KRYESOR: Konjufca vizitë zyrtare në Gjermani, këshilltari i tij: Do takohet me kryetarin e Budenstagut

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora glauk konjufca konjufca vizite zyrtare ne gjermani wolfgang schauble. glauk konjufca konjufca vizite zyrtare ne gjermani wolfgang schauble.

Sondazh

Poll