Aktualitet

Denoncimi i fortë i kryedemokratit: Policia ndaloi padrejtësisht biznesmenin kuksian (FOTO)

25 Maj 2019, 17:28 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë i kryedemokratit: Policia ndaloi padrejtësisht

Kryetari i Partisë Demokratike dega Kukës, Arif Rexhmati, ka denoncuar se policia ka ndaluar sot teksa po vinte në protestë biznesmenin kuksian Xhelil Dida.

Rexhmati thotë se ai po mbahet padrejtësisht në komisariat, ndërsa më 13 prill është dhunuar nga policia.

Denoncimi i plotë:

Te nderuar miq, me urdher politik, junta policore e Edvin Rames dhe Sander Lleshaj sot ne oren 16 e 30 min ndaloi  biznesmenin  e njohur kuksian z. Xhelil Dida.

Ndalimi i z. Dida u be ne postbllokun e policise  tek Ura e Drinit te  Zi ne kohen qe ai udhetonte me automjetin e tij se bashku me te adermit per te qene i pranishem ne protesten e ores 19 se bashku me qindra mijera  shqiptare te tjere.

Pa asnje arsye  ai po mbahet ne ambjentet e policise Kukes, ashtu sikurse pa asnje arsye u dhunua fizikisht dhe u helmua me gaz nga policia politike e Rames me dt.13 prill 2019,ku si pasoje u detyrua te kerkoje ndihme mjeksore.

Miq kjo eshte fytyra e juntes policore te Edvinit ne ikje, ku nuk kursehen as te papunet, as studentet, as te pastrehet, as te varferit por as biznesmenet qe nuk jane pjese e tepsise se oligarkeve te Rames.

Koha e tij po mbaron ndaj se bashku sot ne oren 19 para Kryeministrise te tregojme forcen e popullit te bashkuar perkrah Lulzim Bashes!

#Xheliljemimety

#asnjehappas

#Ramaik

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arif rexhmati ndalohet xhelil dida protesta e opozites 25 maj 2019 arif rexhmati ndalohet xhelil dida protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll