Bota

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi! Familja e pilotit do të kërkojë kujdestarinë e foshnjës, një mik po ndërmjetëson

20 Qershor 2021, 19:17 Nga DOSJA
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi! Familja e pilotit do të

ATHINË– Caroline Crouch po prehet në banesën e saj të fundit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet pas hekurave si autori i vrasjes së saj. Ndërsa mbetet të vendoset lidhur me fatin e të bijës, ende foshnjë. Kjo pasi ende nuk është vendosur se kush do të kujdeset për Lydian e vogël.

Sipas protothema.gr, familja e pilotit Babis Anagnostopoulos synon të kërkojë kujdes të përbashkët për foshnjën, kjo pasi nëna e Caroline është në gjendje të rëndë psikologjike. Në pamundësi për të vendosur se çfarë qëndrimi duhet të mbajë, ajo është e izoluar në shtëpinë e saj në Alonissos me burrin e saj, i cili nuk mund të lëvizë.

Një mik i përbashkët i nënës së pilotit dhe nënës së Caroline, ndërmjetëson në mënyrë që marrëdhënia midis dy familjeve të mbetet e paprekur për hir të fëmijës.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll